Jakup Krasniqi - 1981

Reagimi i familjes Krasniqi, kundër talljeve që i bën, Jakup Krasniqit, Vedat Bajram “Stupci”, në emër të humorit

Gresa Krasniqi, ka reaguar ashpër kundër,  Vedat Bajram “Stupcit”dhe skeçit të  tij të fundi,  gjoja humoristik, por në esencë është një skeç idiotik dhe antikombëtar  ku vë në lojë, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe pikërisht në 14-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe injorimit të që bën emrit të tij, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. I trimëruar me këtë injorim, po ashtu idiotik, të krerëve të Shtetit, ky aktoruc me gjuhë rrugaçi e shije pazari merr guximin për ta poshtëruar njërin ndër protagonistët më të mëdhenj të Kosovës, para gjatë dhe pas luftës, sikur është Jakup Krasniqi i akuzuar nga Gjykata Speciale bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, për gjoja krime lufte. (RKL)

Në reagimin e Gresa Jakup Krasniqit  thuhet:

Vedat, ajo video gjithçka mund të jetë tjetër, por jo  art, e ty ndoshta të duhet edhe humor.

Vedat, ti je arsyeja numër një pse asnjëherë s’më ka pëlqyer humori kosovar, kjo për faktin se qysh në shkollën fillore, të mesme e besa edhe në fakultet jemi bullizuar si pasojë e humorit tënd të pashije.

Figurat historike është vështirë të imitohen, duhen shkathtësi të veçanta të cilat ti nuk i ke.

As në imitimet e më parshme e hiç se hiç në këtë të fundit, as për së afërmi nuk ke arritur të imitosh Jakup Krasniqin. Kjo sepse babi ka vlera aq të larta njerëzore të cilat për ty e shumëkënd janë të paarritshme, e shumë herë edhe të pabesueshme. Prandaj në çdo imitim të babit ti çdo herë dështon.

Nëse përmes asaj videoje ke dashur të shprehesh mirënjohjen tënde për figurën e Jakup Krasniqit dhe solidarizim për të burgosurit në Hagë, më lejo të tregoj që është huqje totale.

Më shumë se huqje, është një skandal.

Ke një milion forma për të treguar mirënjohjen dhe mbështetjen tënde ndaj se cilës figurë çlirimtare, ajo video me ato pamje do të duhej të ishin të fundit.

Ato imazhe janë turpi më i madh që një qytetar i Kosovës mund të bëjë për një njeriu që sakrifikoi vitet më të mira të jetës, prandaj për ne është e papranueshme që sot pseudo komedian të tillë nga rehatia e shtëpisë së tyre, të thellojnë plagët tona.

Nuk dua mirëkuptim, nuk dua keqardhje as mëshirë nga mosmirënjohësit dhe ata që përbuzën vlerat më të larta të shoqërisë.

Nuk kërkoj keqardhje, nëse nuk mund të bashkëndjeni me ne atëherë më mirë na injoroni siç bëjnë politikanët,  por assesi nuk lejojmë të thelloni dhimbjen tonë.

Më lejo Vedat të tregoj se Jakup Krasniqi luftën për çlirim dhe shtet-ndërtim nuk e bëri për falënderime në foltore të parlamentit, e aq më pak për kujtime të tilla poshtëruese si kjo e jotja, por e bëri sepse nuk duronte shtypjen e popullit të tij.

Më lejo të tregoj që nuk është përbuzje të jesh mësues, madje as mësues fshati sikur përpini të godisni këtë profesion fisnik, por babi më shumë se mësues, ishte Rilindës i kombit.

Ato pamje janë te ulëta, por më i ulët jeni ju me atë që ju e quani humor e që është pa shije, pa sens dhe aspak njerëzor, sepse ti nuk mund të  paraqitesh asgjë  më të  të mirë e aq më pak,  njerëzore.

Unë jam krenare që babi im pati guximin të luftoj pushtuesin më të eger të shqiptarëve.

Jam krenare qe babi im pati guxim të luftoj, të çliroj Kosovën dhe të formoj shtetin e republikën e Kosovës.

Kjo video është  turpi më i madh që dikush mund të na dhuronte për pavarësi. Kjo video nuk arsyetohet dhe kërkim falja nuk pranohet.

Mendoj që arsyeja e vetme pse babi është protagonist i vetëm në atë video është mungesa e guximit për të përfshirë edhe çlirimtarët tjerë, e kjo të bënë shumëfish më të lig.

Nëse qëllimi yt ka qenë përfitimi përsonal, ndjej keqardhje për ty.

P.S. Me keqardhje sot e pranoj se ka shumë “shqiptarë” që do të donin ta shihnin babin të thyer moralisht e shpirtërisht, e di, do të ju zhgënjej kur t’ju tregoj sa i fortë qëndron babi dhe sa i buzëqeshur është çdo ditë.

Lirinë mund t’ia mohojnë, por kurrë meritat e tij për bërjen e shtetit të Kosovës.

Babi është i fortë e ju vazhdoni të mbesni njerëz të ligë.

Me mosrespektin më të madh,

Familja e Jakup Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …