Në reagimin e gjeneralit të UÇK-TMK-së, Sadik Halitjaha, lidhur me konstatimin e Nusret Pllanës se shteti e paska marrë në mbrojtje Bunkerin e Pallanikut thuhet:
Nusret Pllana tha se nga tani e tutje ky bunker dhe ky obelisk, janë nën mbrojtjen e Shtetit, me ligjin për mbrojtjen e monumenteve Kulturore. Nuk e di un që ka ligj Kosova, për mbrojtjen e monumenteve, aq ma pak nuk e besoj që ka ligj për mbrojtjen e vlerave te luftës!
Pikërisht partia në pushtet nuk lejoi( nuk votoj) ligjin për vlerat e luftës, këtë ndoshta nuk e di z Pllana
Ku e lidhi kalin Nusreti???
Kush është ky që i dhuron Qeverisë asetet e UÇK-së!
Nga kush i merr ne mbrojtje Qeveria dhe ku e ka ligjin për vlerat e Luftës Kosova???
Kujt po i interesojnë ndarjet dhe përçarjet?
Kush po do te bahet hisedar në Vlerat e Luftës pas një çerek shekulli?
Cili është ligji dhe legjitimiteti i këtyre njerëzve te pa autorizuar e të papërgjegjshëm?!
Pse i duhen tani Qeverisë grabitjet e këtyre aseteve- vlerave te UÇK-së, apo dikush po fshihet pas pushtetit për interesa grupore partiake, politike dhe ekonomike!
Me cilin vendim Qeveria e bëri të ligjshëm marrjen në mbrojtje të këtyre aseteve?!
Kush ishte Pronari dhe kush pretendon te jetë?!
S’është mirë te shkelet gjaku i atyre që ranë për t’ i mbrojtur këto vlera, dhe dikush sot përpiqet t’ i përvetësojë për qëllime politike dhe ekonomike, dhe në anën tjetër po këta qeveritarë nuk u përmendin as emrat çlirimtarëve që ndodhen padrejtësisht në Hagë, duke injoruar e përbuzur krejt hapur meritat e tyre superiore.
Çka mund të marrë në mbrojtje kjo qeveri që mohon, madje edhe duke e përbuzur dhe injoruar aktivitetin e qeverive paraprake prej vitit 1999 e deri në vitin 2020.
Megjithatë diçka fshihet rreth Bunkerit.
Koha së shpejti do të tregojë.
Sadik Halitjaha
21, 6, 2024