leoni

Universiteti i Prishtinës

Reagimi i Kryesisë së Sindikatës dhe Këshillit Grevist të Punëtorëve të Mirëmbajtjes në Universitetin e Prishtinës

Kryesia e Sindikatës dhe Këshilli Grevist i Punëtorëve të Pastrimit dhe Mirëmbajtjes të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës si punëtorë të Selmans Network sqaron të gjithë opinionin se shkrimet e bëra nëpër media dhe rrjete sociale nuk janë qëndrim i BSPK-SPEVZ dhe se të gjitha të thënat për Kompaninë janë shpifje dhe trillime të personave të caktuar të cilët mund të jenë bërë për qëllime të caktuara kundër Kompanisë në të cilën punojmë tash e 4 vite. Ne duam të ju sqarojmë se greva është organizuar për vonesë të pagave për një pjesë të punëtoreve për një periudhë prej 8-9 dhe 10 ditë e jo siq është raportuar në media dhe në rrjete socialë që punëtoret e Selmans Network janë në greve përshkak se nuk i kanë marrë pagat për dy muaj e më shumë.

Si këshill grevist dhe sindikatë kemi kontaktuar të gjithë punëtorët tonë lidhur më të pa vertetat të cilat janë thënë rreth Kompanisë dhe ndaj nesh. E verteta e vetme dhe vetem kjo është e verteta se grava është organizuar për shkak të vonesës së pagës për një kohë jo më të madhe se 10 ditë. Të pavertetat të cilat kanë dalë në media dhe në rrjete socilae rreth mospagesës së pagave, kushteve të veshtira, kercenimeve, detyrimit për punë, nuk janë të thëna nga ne dhe se një gje e tillë nuk ka ndodhur asnjëher në asnjë rast të vetem në Kompani. Shpifjet e bëra për kompaninë dhe të thënat rreth punëtorëve në emer tonin janë shpifje të cilat kanë prekur dinjitetin tonë dhe të familjeve tona. Ne nuk jemi kafshë që pranojmë të punojmë në kushte të tilla ne jemi punëtorë të mirë dhe korrekt që kërkojmë të drejtat tona, që punojmë sipas ligjit dhe kontratës së punës.

KËSHILLI GREVIST

Shpetim Syla – Kryetar

Bedri Ferati – Anetar

Hysni Gashi – Anetar

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …