Punimet në palestrën e qytetit po vazhdojnë dhe janë intensive e të përditshme. Punëtorët kanë punuar jo më larg se sot në kulmin e palestrës nën reshjet e shiut dhe asgjë nuk do t’i ndalë deri në përfundimin e saj. Tashmë unë kam edhe përgjegjësi publike për ta kryer këtë palestër që padrejtësisht është zhagitur nga pushtetet qendrore e lokale dhe nuk do lejoj as unë, as personat tjerë përgjegjës, që shpifjet dhe postimet dezinformuese të ndikojnë në punën tonë që po bëhet e që nuk e ka bërë asnjë pushtet prej kur ka filluar palestra! Gjithashtu, për sqarim të opinionit, në rast se sulmet dhe shpifjet e tilla, të pafaktuara dhe konfirmuara, nga webfaqe të cilat nuk janë të regjistruar e nuk ju dihet as pronësia vazhdojnë, unë do të detyrohem që ta paraqes si rast tek organet kompetente.