REAGIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË HANIT TË ELEZIT RUFKI SUMA

Me rastin e arrestimit të ish udhëheqësve të UÇK-së, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në emrin e tij dhe në emër të qytetarëve të Hanit të Elezit, ka shprehur paknqësinë për barazimin e viktimës me agresorin,  sepse këta udhëheqës të UÇK-së arrestohen me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dihet botërisht se krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë dhe më gjerë në ish Jugosllavi i ka bërë shteti dhe politika serbe, ku u vranë dhe u ekzekutuan, gra, fëmijë, pleq, mbi 13 mijë shqiptar, edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur eshtrat e mbi  1500 shqiptarëve të vrarë nga ushtria dhe paramilitarët serb në Kosovë. Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka vepruar qe 20 vite për mes institucioneve të ndryshme si UNMIK, EULEX, Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, dhe pjesëtar të niveleve të ndryshme në hierarkinë e komandimit dhe udhëheqjes së UÇK-së  kanë vuajtur dënime të ndryshme.Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejt dhe luftë e pastër e cila lindi nga gjiri i popullit për tu mbrojtur nga dhuna, persekutimi dhe gjenocidi mbi popullatën shqiptare në Kosovë nga paramilitarët, policia dhe ushtria serbe. Kjo dhunë dhe gjenocid mbi popullatën shqiptare u ushtrua në forma të ndryshme si: dhunë, dëbime, vrasje dhe masakra  mbi popullatës së pafajshme civile, ku forcat serbe kryen me qindra masakra ndaj popullatës së pafajshme civile në vende të ndryshme në Kosovë ku edhe sot e kësaj dite kryerësit e masakrave  dhe shteti serb nuk janë dënuar. Jemi për drejtësi dhe secili individ apo grup të përgjigjet për veprat e kryera, por jo që të ndërrohen rolet ku çlirimtarët-viktimat të dënohen ndërsa krimi dhe krimineli të favorizohet. Jemi të bindur në luftën e drejt dhe të pastër të UÇK-së  dhe gjithë këta të akuzuar do të lirohen si të pafajshëm sikurse edhe në gjyqet tjera ndërkombëtare, ka thënë ndër të tjera kryetari Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …