Reagimi i Shoqatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kundër filmit racist, “Mocking of Christ”

Reagimi i Shoqatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kundër filmit racist, “Mocking of Christ”

Reagimi iu ka drejtuar: Ambasadës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, kryeministrit Zoran Zaev; Liderëve të Partive Politike shqiptare në Maqedoni.

Zotërinj të nderuar,

Plot 17-të vite me rradhë gjuha dhe rekomandimet e Juaja dhe shteteve që Ju përfaqësoni janë identike me gjuhën dhe ankesat 70-të vjeçare të popullatës shqiptare dhe disa nga etnikumet e tjera që jetojnë në Maqedoni.

Kjo gjuhë e përbashkët e jona gjithmon në qendër të kritikave, ankesave dhe vërejtjeve ka pasur diskriminimin, gjuhën e urrejtjes, drejtësinë selektive, gjyqësinë e ngarkuar në baza etnike, mos repsektimin e ligjit, pushtetin autokratike tjera me rradhë.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë  Çlirimtare Kombëtare plot 17-të vite ka respektuar marrëveshjet e arritura me ndërkombëtarët dhe asnjëher të vetme deri më sot nuk ka thirë në padëgjueshmëri qytetare.

Jemi të vetëdijshëm se kërkesat tona dhe zëri i arsyes, akoma deri më sot nuk kanë gjetur momentin e duhur që të diskutohen në organin më të lartë legjislativ për të rregulluar me ligj materien e cila na tangon afër dy dekada.

Përkundër reagimeve tona të deritanishme, sot me anë të kësaj letre të hapur, Ju drejtohemi publikisht duke kërkuar nga Ju që të përdorni presionin politik duke eliminuar në themel çdo dukuri e cila dëmton stabilitetin dhe iriton qytetarët e këtij vendi me përdorimin e skajshëm të gjuhës së urrejtjes, fyerrjeve dhe shpifjeve në dëm dhe kundërshtim të atyre garancave për të cilët jeni zotuar edhe ju duke vënë firmat e Juaja.

Në fillim ishit dëshmitar për bindjet e titujve shkencore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë me botimin e Enciklopedisë dhe qasjen joshkencore për etnikumin shqiptar e cila erdhi në ndesh me shumë Akademi tjera në botë sidhe me tezat shkencore të plasuara nga profesor Universitar të Universiteteve prestigjioze si ai i Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit,

Rasti i fundit që ka irituar çdo qytetar shqiptar dhe në veçanti pjesëmarrësit direkt në luftën e lavdishme të UÇK-së, është filmi kontravers maqedonas “Mocking of Christ” i mbështetur nga buxheti i qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë film përbuzet karta universale për të drejtat dhe liritë e njeriut, ofendohen vendimet e Kombeve të Bashkuara sidhe arsyeja e intervenimit të NATO-së duke parandaluar gjenocidit dhe dhunën e ushtrisë Sërbe dhe formacioneve paramilitare kundër popullatës sv rrobëruar në Kosovë.

Për ne si veteranë është ofendim i rëndë paraqitja e jonë si ushtri e nxitjes ndërfetare me elemente terroriste.

Janë qytetarët paqedashës shqiptarë të cilët nga tranzicioni ishin ndër të parët të cilët kërkonin barazi të plotë qytetare, mirëqenie, bashkëjetesë dhe jetësimin e standardeve demokratike në viset e ish Jugosllavisë komuniste.

Ky film, përpos ndryshimit të historisë duke nxitur urrejtje ndëretnike, nuk gjeti një kryeministër të vendosur i cili konform ligjeve pozitive në vend, të urdhëron organet relevante të stopojn dhe të zhdukin këtë material të filmit.

Rastet e këtilla , por në forma të ndryshme, janë të shpeshta dhe mund ti hasim në arsim, kulturë, ekonomi, sport dhe lëmi të tjera.

Përkushtimi dhe detyrimi i Juaj në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe respektimin e konventave ndërkombëtare, na forcon besimin që do të reagoni edhe njëherë në eliminimin e dukurive të këtilla negative që ishin të motivuara nga qeveria nacional shoveniste e një grupi të kriminelëve në këtë shtet.

Me respekt, SHVL UÇK

Kryetar

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …