leoni

Reagimi i ministrit Reçica për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në vendin e tij të punës. “Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, ka thënë ministri Reçica. Ministri tha se organet kompetente do ta kryejnë punën e tyre për të sqaruar rrethanat e vdekjes së punëtorit të KEK-ut. “Ne, si MPMS, jemi të angazhuar që rastet me fatalitet si dhe lëndimet në vendin e punës të minimizohen duke kërkuar që Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë të zbatohet me përpikëri”, ka shtuar ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …