Ne, ish-luftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani ” shprehim shqetësimin dhe revoltën tonë ndaj vendimit të një trupe gjykuese, mobile e kontrabanduar nga Prokuroria dhe Gjykata e Nishit në pjesën veriore të Komunës së Mitrovicës, që dënon me vendim të formës se prerë, me masë burgimi prej 16 vitesh bashkëluftëtarët tonë: Rrustem Berisha, Anton Quni, Xhafer Gashi, Shiqer Maloku, Demë Maloku, Demush Gacaferi, Agron Jusufi dhe Rabit Alija. Konsiderojmë se ky veprim i gjyqësisë serbe, është jashtë realitetit politik dhe juridik të Kosovës në raport me shtetet fqinje përfshirë edhe Serbinë. Statusi juridik ndërkombëtar politik dhe shtetëror i Republikës së Kosovës, që derivon nga marrëveshjet ndërkombëtare si: e Rambujesë, Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Ahtisarit, pastaj statusi i Pavarësisë së Kosovës dhe indentiteti i saj shtetëror kushtetues, e shkëpusin tërësisht sistemin juridik të Kosovës nga juridiksioni i Serbisë. Qytetarët e Republikës së Kosovës i nënshtrohen vetëm drejtësisë dhe legjislacionit pozitiv të vendit tonë, drejtësia dhe gjyqësia serbe është jashtë kontekstit juridik dhe shtetëror, sipas të cilit ajo funksionon sot. Sitemi juridik RFJ-së, mbi bazën e të cilit janë ngritur këto pretendime për penalizim, është një sistem i skaduar, pozitivitieti i të cilit është kontestuar me luftën çlirimtare-mbojtëse të popullit të Kosovës. Prandaj, si i tillë, nuk përben bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve që takojnë me një realitet të ri politiko-shtetëror. Me ketë kërkojmë nga organet shtetërore të Kosovës, që në koordinim me faktorin ndërkombëtar të tejkalonë këto veprime me karakter provokues dhe që cenojnë liritë dhe drejtat e qytetarëve të Kosovës. Në ketë kontekest, kërkojmë nga Qeveria dhe nga ministria përkatëse, që ky vendim i gjyqeve të kontrabanduara të Serbisë, të shpallet i pavlevshem NULL dhe qytetarët ish luftetarë të apostrofuar, tani më bartës të detyrave dhe përgjegjësisve publike, të merren në mbrojtje nga insitutucionet vendore dhe sistemi juridik i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …