Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Fushë-Kosovë ka reaguar ndaj gjuhës së Partisë Demokratike të Kosovës, të përdorur ndaj AAK-së duke iu referuar si “partiçkë”. Në reagimin e degës së AAK-së thuhet se PDK po punëson njerëz në Aeroport në kohë fushate. “Frika nga fitorja e AAK-së që po ndjehet e ka prishur oazën e rehatisë të partive simotra në Fushë Kosovë të cilat tashmë po e ndjejnë shijen e humbjes. Ato humbëse do jenë gjithesesi, por fitues do të jetë qytetari i cili po përkrah ardhmërinë e Kosovës” thuhet në reagimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …