Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme që të rriten edhe pagat e pjesës tjetër të punëtoreve të mbetur jashtë ngritjeve të pagave. Sipas tyre diferencat e krijuara mes pagave ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar nga diferencat e rritjes së pagave për pozita të caktuara. BSPK kërkon që në mënyrë që të zbutet sadopak diferenca mes pagave të punëtorëve brenda vendit, kërkojmë që të bëhet rritja e pagave edhe për pjesë tjetër të punëtorëve, të cilët në fillim vit kanë pasur një rritje tejet solidare të pagave krahasuar me rritjet e pagave të disa pozitave tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …