Reagon Dardan Molliqajt pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj

Pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, kryetari  i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar duke shprehur mosbesimin e tij ndaj presionit politik, që përmendet si arsye për largimin e Ahmetxhekajt. Molliqaj sugjeron se pas dorëheqjes qëndron një pengesë e paemërtuar dhe i bën thirrje Ahmetxhekajt të zbulojë të vërtetën para publikut. Në një deklaratë të tij, Molliqaj shkruan: “Shkumbin Ahmetxhekaj e paska pasur një ëndërr, por një pengesë e pa emër i paska dalë në rrugë. Publikut, medias dhe lirisë i duhet dëshmia dhe rrëfimi i tij. Nëse nuk flet, akti i dorëheqjes është një rahati personale, një qyqarllëk. Dardan Molliqaj e sfidon Ahmetxhekajn të japë detaje rreth presionit të përmendur dhe të tregojë arsyet e vërteta pas dorëheqjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …