leoni

KFOR-i

Reagon deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi pasi KFOR-i vendos kufirin me Serbinë në Karaqevë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka treguar se banorët e fshatit Karaqevë në Komunën e Dardanës janë ankuar lidhur me shënjimit e vijës kufitare nga ana e KFOR-it.“Në Karaqevë të komunës së Dardanës banorët po ankohen se KFOR-i ka vendosur arbitrarisht vijë kufitare duke i lënë në Serbi pronat e tyre. Banorët e Karaqevës protestojnë që prej vitit 1999, kur KFOR-i e vendosi atë kufi të padrejtë. Është koha që ankesat e tyre të dëgjohen seriozisht dhe të merren masa”, ka shkruar Kurteshi.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes qeveritarët nuk po e ndihmojnë popullin, por po fshihen dhe nuk po guxojnë të flasin. “Ku janë qeveritarët e Kosovës kur duhet me i mbrojtë tokat tona dhe kufirin? Ia kanë rritë rrogat vetes, po merren me tendera, po lëshojnë pe në negociata me Serbinë, por kur vjen puna për ta ndihmuar popullin dhe për ta mbrojtur atdheun, qeveritarët fshihen dhe nuk guxojnë as të flasin.  Nëse vazhdojnë kështu, duke e falë territorin e Kosovës në Rugovë, në veri, e tash edhe në lindje, në Karaqevë, vërtet do të na detyrojnë të bashkohemi me popullin në demonstrate”, ka shkruar më tej Ismajl Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …