Familja e heroit të kombit, Fadil Vata ka deklaruar se dje, derisa Lëvizja Vetëvendosje po mbante tubim në fshatin Sallagrazhdë të Therandës, është sulmuar verbalisht përmes sharjeve dhe shantazheve nga militantet e kësaj partie. Në deklaratën e Familjes Vata mbi incidentin e ndodhur ne fshatin Sallagrazhdë-Suharekë, thuhet se derisa Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim zgjedhore në fshat, ne si familje jemi sulmuar verbalisht përmes sharjeve dhe shantazheve nga ana e militanteve të kësaj partie. Ne me këtë rast reagojmë dhe kërkojmë nga organet kompetente të merren me rastin dhe të parandalojnë provokimet që adresohen drejt familjes sonë, sepse në të kaluarën këto provokime kanë rezultuar me fatalitet. Kjo ndodhi për shkak te bindjeve tona partiake, dhe kërkojmë që ky të jetë rasti i fundit që lejohen këto gjëra të pa hijeshme për vendin tonë”, thuhet në reagimin e familjes. Familja Vata është familje atdhetare dhe që kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …