Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në
medie në lidhje me pjesëmarrjen e nënkryetarit, Dardan Sejdiu në protestën e 9
janarit. Në reagim demantohet lajmi se Dardan Sejdiu është parë i maskuar në
protestën. “Publikimi i kësaj fotoje të rrejshme dhe aludimi që Dardan Sejdiu
fshihet prapa maskës, është përpjeke për ta denigruar punën dhe personalitetin
e Dardan Sejdiut, punën e Komunës së Prishtinës dhe qeverisjen e Lëvizjes
VETËVENDOSJE! në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …