Rexhep Qosja

Reagon Qosja ndaj deklaratave luftënxitëse të kreut të PD-së në Shqipëri

Akademik Rexhep Qosja nuk ka mundur të heshtë karshi deklaratave pa vetëpërmbajtje, të shfryra në fyerje, akuza, shpifje, denoncime e kërcënime të tjera poshtëruese nga 18 shkurti e këtej që janë duke u bërë nga kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Luzim Basha si dhe ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha në protestën e tyre të pandalshme nën tendën e ngritur në Tiranë. Duke i analizuar prononcimet e tyre të shkujdesura Qosja është shprehur së ka mbetur i habitur derisa e ka dëgjuar një fjalim të Bashës ku me një vragë kritikash ndaj qeverisë të cilën ai e quan atë: qeveri të “krimit”, të “drogës”, pastaj vazhdon dhe flet për qeverinë “teknike”, “septike”, për zgjedhjet e ardhshme, mundësinë e shtyrjes së tyre dhe fare në fund disa herë e përsërit para medieve se: “Fatmir Xhafa mund ta kalojë pragun e Ministrisë vetëm përmbi trupat tanë!” Qosja më tutje ka thënë së deklaratat e tilla të dy prijësve të PD-së, më bënë të mendoj se të gjitha përimtimet, gjykimet, vlerësimet e zhvlerësimet e gjendjes politike në Shqipëri nga publicistë e analistë të ndryshëm, sado ekspresive qofshin ato, janë të kota, prandaj shumëkujt i lënë përshtypjen e një llafologjie më pak a më shumë perverze! Them kështu sepse me këto deklarata, Shqipëria po shtyhet drejt vitit 1997! Zoti e ndihmoftë Shqipërinë, është shprehur ai në fund të reagimit të tij, prof. dr. Rexhep Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …