Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Ankarasë në bllokun evropian, përpara se Kuvendi i Turqisë të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s. Duke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise. Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid. Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …