I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalld Tramp, Richard Grenell ka thënë se është i rremë lajmi sipas të cilit ai po angazhohet për planin që synon ndarjen e Kosovës. Reagimi i Richard Grenell ka ardhur pas intervistës që ju ka dhënë medieve serbe profesori amerikan, Eduard Xhozef i cili ka deklaruar se qëllimi i vërtetë Grenellit, kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është të arrijnë një marrëveshje që në thelb ka ndarjen e Kosovës. “Qëllimi i vërtetë i Richard Grenell, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit është të arrijnë një marrëveshje dhe unë besoj që është e njëjta ose e ngjashme për atë se çfarë janë dakorduar nën udhëheqjen e Federica Mogherinit. E cila është ndarja e Kosovës, ndonjëherë e quajnë shkëmbim i territoreve, por në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës, sepse nuk e dijmë sa territor të Serbisë do të marrë Kosova, ndoshta do të jetë një territor i vogël”, ka theksuar profesori amerikan, Eduard Xhozef. Ndërkohë, Richard Grenell e ka thënë se ky është lajm i rremë dhe ka theksuar se një temë e tillë asnjëherë s’është diskutuar kur ai ka qenë i pranishëm në takimet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …