Në kuadër të përmbylljes së “Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka vizituar fabrikën “NewCo Ferronikeli”. Ai me këtë rast ka thënë se do të jenë bashkë me inspektoratin në terren për të monitoruar se në çfarë kushtet punojnë punëtorët dhe sa kanë siguri në vendet e punës. Ministri ka shtuar se do të jenë të pakompromis ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet në fuqi.
