Reçica merr konfirmimin e Bankës Botërore për mbështetje të reformave të MPMS-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodman, me të cilën biseduan për një varg çështjesh të ndërlidhura me reformat e ndërmarra nga MPMS. Brodman ofroi edhe njëherë mbështetjen e Bankës Botërore për MPMS-në, në përpjekjet e saj për ngritje të përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Ministri Reçica falënderoi Brodman për përkrahjen duke thënë se reformat që ka nisur MPMS vitin e kaluar kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së përgjithshme të shumë kategorive të shoqërisë, andaj mbështetja nga partnerët, siç është Banka Botërore, është e rëndësisë së veçantë. Të dy palët u dakorduan për konkretizim të hapave në vijim në kuadër të mbështetjes së ofruar nga Banka Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …