Reçica: Mund të ketë probleme e vonesa, por asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes

Reçica: Mund të ketë probleme e vonesa, por asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka folur rreth pensioneve dhe problemet që qytetarët po hasin për t’i marrë ato. Ai është pyetur edhe për ndalimin e punës së një zyre në Lipjan, ku qytetarët janë paraqitur për të vazhduar pensionin, por kjo zyre ka qenë jashtë funksionit pasi që zyrtari i saj ka qenë në pushim. Ministri ka theksuar se edhe pse mund të ketë probleme dhe vonesa, por asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes, duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …