leoni

Reçica për mediet gjermane “Lehtësoni procedurat burokratike për kosovarët”

Njëra ndër gazetat më prestigjioze në Gjermani, ‘Süddetusche Zeitung’, si dhe media të tjera gjermane i kushtuan vëmendje vizitës së Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në Landin e Baden Württemberg-ut të Gjermanisë. Ato theksuan rëndësinë e arsimit profesional dual të të rinjve në funksion të migrimit për punë, gjë që ministri Reçica në vazhdimësi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm në takimet që pati gjatë vizitës së tij.  “Projektet e përbashkëta në mes të Kosovës me ,,Diakonie” dhe punëdhënës të ndryshëm gjerman, po hasin në vështirësi, nisur nga marrja e vizave dhe njohja e diplomave nga Kosova, procedurë e cila zgjatë deri në 14 muaj kohë”, theksoi ministri. Reçica, me këtë rast drejtoi një apel për Berlinin: “Lehtësoni procedurat burokratike mes dy vendeve tona”, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësive për qytetarët tanë, njëlloj sikurse për ata të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …