Reçica takon eksperten e shëndetësisë nga Austria, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim zëvendësambasadoren austriake, Eva Elisabeth Michlits dhe eksperten e shëndetësisë nga Austria, Elisabeth Campestrini. Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit sa i përket konceptit të krijimit të “Librezës së nënës dhe fëmijës”, që do të kishte rol në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë dhe mirëqenies sociale të tyre, posaçërisht në ekzaminimin e hershëm të sëmundjeve dhe përmirësimin e gjendjes në raport me vdekjet e hershme të të porsalindurve. Ministri Reçica tha se MPMS do të jetë e gatshme të shoh në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit, për implementimin e idesë së krijimit të librezave për nënën dhe fëmijën, përbrenda kompetencave dhe kapaciteteve të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …