Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së do të bashkëpunojë me krerët e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhavit Jashari dhe Fadil Shurdhaj për të vazhduar realizimin e monografisë historike, “Feniksët e Lirisë”. Sot, në ambientet e Radios Kosova e Lirë, u zhvillua një vizitë me karakter pune nga kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, dhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj. Ky takim shërbeu si një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi avancimin e bashkëpunimit në projektin e monografisë historike “Feniksët e Lirisë”. Në këtë takim, me kryeredaktoren e Radios, Arbanë Qeriqi-Gashi, Xhavit Jashari dhe Fadil Shurdha shprehën përkushtimin për një angazhim të përbashkët dhe një koordinim të ngushtë, duke synuar që ky projekt të finalizohet me numrat vijues. Pas takimit dy ekzemplarë të numrit të 19-të, të monografisë “Feniksët e Lirisë” iu dhuruan kryetarëve Jashari e Shurdhaj. Kjo dhuratë u vlerësua si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkushtimin e tyre në promovimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkimit institucional dhe pasurimit të trashëgimisë sonë historike. Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së deri tani ka botuar 19 vëllime të këtij edicioni, por ende duhet punë dhe angazhim për realizimin e plotë të këtij projekti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …