Redaktorja e gazetës më të njohur në Amerikë, “New York Times”, Anne Boyer reagoi kundër lajmeve të kësaj gazete, duke dhënë dorëheqje. Në letrën e saj të dorëheqjes të publikuar në faqen e saj personale, ajo tha: “Lufta e Izraelit e mbështetur nga SHBA-ja kundër popullit të Gazës nuk është në interesin e askujt”. Aji ka saktësuar se nuk ka më siguri në këtë luftë për Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe veçanërisht popullin hebre. Kjo luftë u shërben vetëm fitimeve vdekjeprurëse të prodhuesve të naftës dhe të armëve. Në letrën e saj të dorëheqjes, Anne Boyer tha: “Bota, e ardhmja jonë, zemra jonë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të kësaj lufte. Kjo nuk është vetëm një luftë raketash dhe pushtimi tokësor. Kjo është një luftë kundër popullit palestinez që ka rezistuar për dekada ndaj pushtimit, shpërnguljes së detyruar, privimit, kontrolleve, rrethimeve, burgosjeve dhe torturave”. Boyer tha se ndonjëherë mënyra më produktive e protestës për artistët është “refuzimi”. “Nuk mund të shkruaj poezi me tone të “arsyeshme: që synojnë të na mësojnë me këtë klimë vuajtjeje irracionale. Jo më eufemizma të neveritshme. Nuk ka më peizazhe ferri të pastruara me fjalë. Nuk ka më gënjeshtra luftarake. Nëse kjo dorëheqje lë boshllëk sa një poezi në botën e lajmeve, kjo është forma e vërtetë e momentit”, tha Boyer në arsyetimin e dorëheqjes së saj. (Anadolu shqip)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …