Redri Hamza përuroi QMF-në e re në Mitrovicë dhe vizitoi Kompleksin Social në Frashër

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër, i cili ka 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse, si dhe ka përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Iliridë. Al  është shoqëruar nga përfaqësuesit e “Qatar Charity”, të cilët i kanë bashkëfinancuar me Komunën e Mitrovicës këto dy projekte madhore.

Gjatë përurimit të QMF-së në Iliridë, Hamza ka thënë se edhe si kryeministër, do të ketë prioritet ndërtimin e një sistemi shëndetësor me pacientin në qendër.

“Para tri viteve, kur kam konkuruar për Kryetar të Mitrovicës, prioritet i lartë për mua ka qenë shëndetësia. Sot, po përurojmë objektin e 14-të në komunën tonë, derisa presim edhe një tjetër për vit të ri”, ka thënë ai.

Hamza ka thënë se të njëjtin objektiv, përmirësimin e sistemit shëndetësor, do ta ketë edhe në nivel nacional. Krahas përmirësimit të sistemit, Hamza është zotuar edhe për rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë. Ashtu siç ka qenë e mundur që brenda një mandati ta pëmirësoj sektorin shëndetësor në Mitrovicë, mundet edhe shëndetësia me qenë ma mirë në nivel të Kosovës dhe do të bëhet më mirë. E di që përveç infrastrukturës fizike, shëndetësia ka nevojë për më shumë barna esenciale, për më shumë pajisje, por, mbi të gjitha, edhe për staf të motivuar dhe të paguar. Dhe, për këtë, mos keni dyshime, do ta bëjë”, ka thënë Bedri Hamza.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Kompleksin Social në Frashër, ai ka thënë se përmes këtij projekti, 40 familjeve mitrovicase u është bërë zgjidhja për banim.  “Sot, jemi këtu në një projekt të përbashkët të “Qatar Charity” dhe Komunës së  Mitrovicës, ku 40 familjeve u është bërë zgjidhja për banim. U janë ndërruar kushtet e jetesës dhe perspektiva. Një projekt ku ka edhe objekte të tjera shumë të vlefshme, duke përfshirë edhe shkollën në të cilën gjendemi dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare, me të gjitha pajisjet dhe laboratoret e nevojshme”, ka thënë Hamza. Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, ka thënë në qeverisjen e tij, prioritet do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës, arsimi dhe shëndetësia. Pjesëmarrës në delegacionin e Organizatës “Qatar Charity” ishin shefi ekzekutiv, Yousuf Al Kuwari, Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Jabor Ali Al Dosari, Drejtori i marrëdhënieve me donatorë, Khalid Alyafei, Drejtori i Operacioneve të Zhvillimit, Abdulaziz Jassim Hejji etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe pastrimit institucional nga shqiptarët

Nën maskën e një ‘patriotizmi’ të rremë dhe të retorikës së ‘kthimit të Maqedonisë maqedonasve’, …