Refik Hasani: Kosova Lindore duhet të shpall rikonfirmimin e Referendumit

Tri kuvendet Komunale të krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë në mënyrën më institucionale  që nga Kryetarët e Komunave,Kryesuesit e Kuvendeve , Deputetët Komunal dhe dy Deputët nacional së bashku me Këshillin Nacional dhe të gjitha subjektet politike që veprojn në këtë krahinë si pozitë dhe opozitë në bashkëpunim me shoqata të dalura nga lufta UÇPMB-ës  të ftohen në konsulta dhe takime të përbashkta , për kërkimin e modaliteteve më të pranueshme për shpalljen e datës për mbajtjen  e Referendumit  .Këshilltarët Komunal në Preshevë që jan 38,Asambleistë pra  Këshilltarët Komunal shqiptarë përbëjnë 100%, kurse në Kuvend të Bujanocit nga 41 kemi 30 Këshilltarë Komunal shqiptarë ndërsa në Medvegjë kemi 6 këshilltarë Komunal shqiptarë  . Këto Asambleistë të tri komunave  të marin vendime në interes të ksaj krahine dhe askush asnjë isntancë edhe ndërkomëbatare  nuk mundë t’i kontestoj  . Të zgjedhurit duhet ta marrin dhe ta ushtrojn këtë rol pasi kan imunitetin , legjimitetin e popullit , të votuarit e drejtëprdrejtë nga populli . Pranda roli , përgjegjësia është e tyre . Kan obligim moral , institucional dhe kombëtarë që të marrin vendime në të mirë dhe në interes të përgjidhshëm të ksaj shtrirje gjeografike të hapsirës etnike shqiptare  .Këto tri Kuvende  të këtyre legjislaturave  jan  të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 6 maj të vitit 2012, përveqë në Komunën e Medvegjës ishin të përsëritura pjesërisht dhe në kohën që po bëjmë këtë shkrim  atje Kuvendi është shpërndarë dhe jan caktuar zgjedhjet për datën 13 shtator të këtij viti  .  

 

 Eshtë kërkesë e përgjithshme , është domosdoshmëri e kohës që  edhe  Tirana e Prishtina zyrtare të tregoj angazhim pasi çështja bëhet më me peshë në përiudhën e tanishme historike pasi Evropa dhe Bashkësia Ndërkombëtarë po mbështet dhe sponzoron formimin e asociacionit për pakicën Serbe në Kosovë atëher nuk do të kalojn  fakte , argumentet pa e  pranuar , në tërësi  :  

 

          Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992 ,

 

         Lufta e armatosur e UÇPMB-ës dhe

 

          Marrëveshja e Konçulit ,

 

Pakica Serbe në kosovë prej asgjëje formuan Komuna të vogla me nga një mijë banorë,që tani do të bëjn një Bashkësi të Komunave Serbe  , kurse ne shqiptarët qysh në vitin 1992 organizuam Referendumin i cili kishte edhe Kuvendin e ksaj Krahine dhe që duhet të ri-konfirmohet  .

 

Mbatja e konsultave, takimeve  dhe vendimi plebishitarë nga të zgjedhurit e ksaj Krahine  do të gjej mbështetje edhe nga Tirana, Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare si nga BE-ja ashtu edhe  nga Amerika.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …