Refik Hasani

Refik Hasani: Kur dhe nga kush duhet të dekorohet kontributi i shqiptarëve të Kosovës Lindore!?

Para pak ditësh kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi mbi një qind personalitete në Maqedoni me “Urdhrin e Pavarësisë”. Po ashtu herë pas herë veçmas  është dalluar Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë, Bujar NISHANI, që ka  dekoruar vetëm pak  personalitete të shquara për kontribute të mëdha në luftën për çlirim dhe pavarësi të shtetit Shqiptarë e që vinë nga Krahina Shqiptare që përbën Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Asnjëherë nga asnjë institucion si që janë: Dy parlamentet, dy presidentët,  dy kryeministrat edh  dy Akademitë e Shkencës   dhe Arteve, deri më tani  nuk është shpallur një ceremoni për t’i dekoruar personalitetet e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Kjo krahinë shqiptare i bie sikur nuk ka kontribuar fare, në këtë drejtim prandaj nuk duhet  shpallur qytetarë nderi, nuk duhet, ndonjë, si:  falënderim, dekoratë, mirënjohje të veçantë personalitetesh të shquara dhe figurave historike të dëshmuara të kombit nga jeta e kulturës, arsimit, shkencës, si dhe afaristë të njohur, të cilët kanë dhënë  kontribut në formimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe  Kosovës. Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej  dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës. Kjo do të duhej shpallur edhe përmes ceremonisë të veçantë  një datë e caktuar që edhe kjo krahinë ka kontribuar  që sot janë dy shtete.   Prishtina dhe Tirana zyrtare  duhet t’i përfaqësojnë të gjitha krahinat shqiptare dhe diasporën në gjithë globin tokësor  dhe  kanë obligim moral, kombëtar dhe institucional  të shpërblejnë sepse kemi bërë punën,angazhimin gjatë gjitha periudhave historike për një të ardhme më të mirë të Kombit tonë. Kur  është data 28 Nëntori apo 17 shkurti, do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës. Prishtina dhe Tirana zyrtare këto kan detyrim moral,institucional e kushtetues që të dekorojn dhe ta pranojnë kontributin  nga Krahina Shqiptare. Është edhe një   simbolik dhe mbështetje e Referendumit të mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992,lufta e armatosur e UÇPMB-ës  dhe Marrëveshja së Konçulit. Dy shtetet pavarësinë, lirin e gëzojnë në saje të sakrificës edhe të neve shqiptarëve nga e gjithë hapësira e  kësaj krahine. Përveç dekorimeve, mirënjohjeve këto dy qendra shqiptare  do të duhej të bartin emërtime, nëpër institucione shkollore e publike, në muralet e dëshmorëve, të shesheve, rrugëve dhe bulevardeve, të bartin kuptime, vendbanime dhe me emra veprimtarësh, personalitetesh dhe figurave historike të dëshmuara të kombit. Në për qytete të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë  do të duhej të vendosen buste lapidar dhe shtatore nga personalitete që e meritojnë, por që vijnë nga Medvegja, Bujanoci dhe Preshevës. Meritat e shumë dëshmorëve dhe personalitete në të gjitha fushata që kanë kontribuar e sakrifikuar për lirinë he pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, përveç Prishtinës dhe Tiranës nuk dimë nga kush do të duhej dekoruar!?

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …