Reforma e sistemit të drejtësisë, në Shqipëri, është përshkruar si reformë revolucionare dhe “e guximshme” nga ekspertët holandezë, të cilët morën pjesë në një tryezë diskutimi. Ambasada shqiptare në Holandë në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar, organizuan një tryezë diskutimi me tematikë “Shteti i së drejtës në Shqipëri dhe kontributi Holandez dhe i Bashkimit Europian”. Në tryezë ishin të ftuar për të shpjeguar reformën në drejtësi në Shqipëri, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Drejtuesja e Ekipit të Euralius Agnes Bernhard dhe Eric Vincken. Gjatë tryezës së diskutimit doli në pah që në vijim të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila ka si qëllim të rrisë profesionalizmin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …