Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, kryetar i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Baliu thotë se mënyra më e sigurtë për të krijuar vende të reja të punës është përmes reformave me ndikim pozitiv në sektorin privat. I pyetur se sa janë të arsyeshme premtimet rreth krijimit të 25.000 vendeve të reja të punës, Baliu thotë se “ Parashikimi i saktë i numrave është gjithnjë i vështirë por se një gjë është e sigurtë se sektori privat duhet të jetë gjeneruesi kryesor i këtyre punësimeve por gjithsesi këtu ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm Qeveria e cila duhet krijuar një ambient të favorshëm, të barabartë dhe kompetitiv në mënyrë që bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare të kenë mundësi që të rrisin aktivitetet e tyre afariste.
