Refugjatët nga Siria me origjinë shqiptare nuk lejohen të hyjnë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Mijëra sirianë me origjinë shqiptare janë larguar nga vendet e tyre, në Siri, ku kanë jetuar me shekuj, meqë të gjithë janë kundërshtarë të regjimit të diktatorit kriminel, Bashar Assad. Për dallim nga vendet e rajonit si Greqia e Serbia, sirianët me origjinë shqiptare nuk pranohen në Kosovë, Shqipëri apo në Maqedoni, për shkak se në luftë kundër tiranit Assad po marrin pjesë edhe disa qindra shqiptarë.   “Janë rreth 20-30 mijë shqiptarë në Siri. Shumë prej tyre janë në Damask”, ka thënë për mediet një sirianë me origjinë nga Peja. Ai ka frikë të flasë dhe t’i shkruhet emri, pasi sipas tij, regjimi i Bashar Al Asad mund të bëjë gjithçka. Mjek me profesion, personi tregon fotografitë e gjyshit me qeleshe, por para kamerave ka frikë, pasi familja ka ngelur në Siri. “Kam pasur një jetë të mirë në Siri. Por kishim problem me regjimin pasi ata konsiderojnë terrorist çdo person që ndodhet në zonat që nuk i kontrollojnë”, thotë refugjati, transmeton Tch.

Ai tregon edhe të dhënat personale, të cilat tregojnë origjinën e tij. Ëndrra e tij ishte Kosova, por kishte dëgjuar edhe për Preshevën. “Të gjithë xhaxhallarët dhe hallat e mia flasin shqip, gjyshi dhe gjyshja po ashtu”, vijon refugjati. Ai rrëfen më tej se, shqiptarët në Siri janë marrë kryesisht me tregti, industri tekstilesh dhe prodhime dhe jetojnë kryesisht në Damask. Ai thotë se ata njihen mes tyre dhe ruajnë në kujtesë gjëra që vetëm ata i dinë. Lufta, thotë shqiptari nga Siria, ka shkatërruar gjithçka dhe forcat e ndryshme e bëjnë të pamundur qëndrimin në këtë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …