Refugjatët Rohinja nga Mianmari po e padisin kompaninë Meta – që më herët njihej me emrin Facebook – për 150 miliardë dollarë kompensim lidhur me pretendimet se kompania e rrjeteve sociale nuk ndërmori veprime kundër gjuhës së urrejtjes të përdorur ndaj këtij komuniteti, dhe krejt kjo kontribuoi në dhunë. Padia u ngrit në Kaliforni nga kompanitë ligjore Edelson. Në të argumentohet se dështimet e kompanisë për të kontrolluar përmbajtjen dhe dizajnin e platformës së saj kontribuuan në dhunën në botën reale, me të cilën përballet komuniteti Rohinxh. Në një veprim të koordinuar, avokatët britanikë dorëzuan një njoftim në zyrën në Londër të Facebook-ut. Facebook-u nuk ka komentuar menjëherë lidhur me këtë padi. Facebook-u ka thënë se është i mbrojtur me ligjet për internetin në SHBA sa i përket përmbajtjes që postojnë përdoruesit e kësaj platforme. Por, në padinë e ngritur kërkohet që në këtë rast të aplikohen ligjet që janë në fuqi, në Mianmar. Mbi 730 mijë myslimanë Rohinjas u dëbuan dhunshëm nga shteti Rakine i Mianmarit në gusht të vitit 2017, pash shtypjes së ushtrisë, duke përfshirë vrasje në masë dhe dhunime. Ndërkaq, grupet për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar vrasjen e civilëve dhe djegien e fshatrave. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …