Refugjatët sirianë të rrezikuar nga acari dhe kushtet e minimale ekzistenciale

Organizatat bamirëse: Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor dhe Mjekët pa Kufij Mjekët që punojnë në kampet e refugjatëve në vendet e Ballkanit thonë se numri i emigrantëve që sëmurën nga temperaturat e ftohta është gjithnjë në rritje, meqë ato në rajon kanë rënë nën 11 gradë Celsius.  Mjekët thonë se shumica e pacientëve vuajnë nga problemet me frymëmarrje, bronkiti dhe gripi. Ka po ashtu shqetësime për njerëzit që refuzojnë ose nuk kërkojnë trajtim. Këtë javë që kanë rënë temperaturat, kemi rreth 100 pacientë në ditë”, ka thënë një mjeke nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor, që është i vendosur në qytetin Sid në veri të Serbisë. Evropa, vitin e kaluar, ka parë numrin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumica e tyre kanë ikur nga luftërat në Siri dhe Irak.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …