Refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka shkaktuar pakënaqësi te Franca, Gjermania dhe Italia, sipas burimeve diplomatike cituar nga agjencia e lajmeve “Euronews”. Tri shtetet e fuqishme evropiane kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës që të shtyjë vendimin përfundimtar për pranimin e Kosovës. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk do të marrë vendim për anëtarësimin e Kosovës në mesmaj, ndërsa Prishtinës i është kërkuar që të rregullojë çështjen kushtetuese në lidhje me Asociacionin. Kurti ka reaguar duke theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim, të cilat janë miratuar nga komiteti i çështjeve politike dhe janë votuar në Asamblenë Parlamentare në fillim të muajit prill. Ai gjithashtu ka shprehur që parakushti i vendosur është i papranueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …