Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Refuzohen aplikimet e 46 pretendentëve që kanë aplikuar si viktima të UÇK-së, pasi nuk kanë paraqitur fakte konkrete

Zyra për pjesëmarrjen e Viktimave,  në kuadër të Gjykatës Speciale,   në Hagë ka dorëzuar raportin e shtatë me aplikimet e personave që pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, në akuzat e tyre kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në raportin e kësaj zyre shihet se 46 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës pjesëmarrëse në gjykimin kundër krerëve të luftës. Këta aplikantë kanë pretenduar se anëtarë të familjes së tyre të ngushtë janë kidnapuar nga ushtarë të UÇK-së, zhdukur, e disa prej tyre më vonë janë gjetur të vrarë. Sidoqoftë asnjë nga 46 personat që po pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, nuk kanë arritur të dëshmojnë se anëtarët e tyre të familjes që ata pretendojnë se janë marrë nga anëtarë të UÇK-së, janë dërguar në ndonjë prej “burgjeve” për të cilat prokuroria e Gjykatës i akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse Zyra Për Pjesëmarrjen e Viktimave, i ka rekomanduar gjyqtarit të procedurës paraprake që t’i hedh poshtë të 46 aplikimet. Kjo zyre, ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të veprojë siç ka bërë më herët kur ka refuzuar aplikimet e viktimave të pretenduara dhe t’i përmbahet rregullave të konfidencialitetit. Ky institucion brenda Speciales ka kërkuar që emrat e aplikuesve mos të shpërndahen në publik.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …