Regjistrohen dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre konfirmohet pas vdekjes

Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19, në fshatrat Carrallukë dhe Lladrovc, mirëpo njëri rast është i konfirmuar pas vdekjes, edhe pse në konfirmim nuk sqarohet se personi ka vdekur, por vetëm konfirmohet se është prekur me COVID-19. I njëjti person ka vdekur dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme, ndërsa konfirmimi se është pozitiv me COVID-19, ka ardhur gjatë ditës së sotme. Për këto vonesa edhe më herët Komuna e Malishevës ka shprehur shqetësimin e saj dhe të njëjtën e ka bërë edhe gjatë ditës së djeshme. Përndryshe, situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar 188 raste të prekur me COVID-19, prej tyre 143 janë shëruar, 17 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 28.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …