Reichel: 28 Nëntori të festohet në paqe e jo me protesta

I dërguari i kancelares gjermane, Angela Merkel
për Ballkanin, Ernst Reichel ka komentuar veprimet e fundit të opozitës në
Kosovë. Ai ka kërkuar që Dita e Flamurit me 28 Nëntor, të festohet në paqe dhe
siguri. “Populli i Kosovës duhet të festojë Ditën e Flamurit në paqe dhe
siguri. Opozita duhet të ndal shantazhet me anë të dhunës ndaj popullit të
Kosovës dhe përfaqësuesve të zgjedhur të tyre .Kjo dëmton demokracinë e re të
Kosovës dhe imazhin e saj në botë. Opozita duhet të mësojë ta respektojë
vullnetin e shumicës të shprehur në zgjedhje. Ende shpresoj se ka zëra të
arsyes brenda opozitës. Shpresoj t’i dëgjoj ata”, thuhet në një shkrim të diplomatit
gjerman, Ernst Reichel.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …