Eurodeputeti gjerman, Rainhard Bytikofer, ka reaguar kundër deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me masat ndaj Kosovës, duke e akuzuar shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, për qasje të njëanshme dhe të padrejtë në raport me Kosovën. Ditë më parë Peter Stano tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato. Çfarëdo marrëzie që shqipton zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ai është zëri i zotërisë së tij dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përkëdhel, dhe Kosovën që ai e kritikon dhe e sanksionon”, ka shkruar Butikofer.
Kontrolloni gjithashtu
RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998
Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
