Duke folur për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Blerim Reka ka deklaruar se ky Raport ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën. Ai ka shtuar më tutje se për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Serbia duhet ta zhbllokojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka ka thënë gjithashtu se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i ka dhënë dy mesazhe për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor. Porosia e parë është se BE-ja nuk do të pranojë anëtar të ri pa zgjidhjen e problemeve të vjetra ndër fqinjësore bilaterale në mes të shteteve të Ballkanit. Porosia e dytë është se BE-ja nuk do të pranojë shtete të reja anëtare pa dekriminalizimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …