leoni

Rekrutët e ri të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit

Rekrutët e ri të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit

Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së, pas disa proceduarve të rekrutimit, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit,  fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve. FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza. Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu”  në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej  350 pjesëtarësh, e cila do të zgjasë nëntë javë.

Rekrutët u pritën nga komandantët e kompanive, të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të Forcave të Sigurisë, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit. Në kuadër të planit të trajnimeve, grupi i dytë i rekrutëve do të fillojë trajnimin në shtator, me qëllim të plotësimit të strukturës së FSK-së me personel të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe detyrat e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …