Rektorët e universiteteve publike kanë mbajtur një takim në të cilin kanë shfaqur shqetësimin e tyre për përjashtimin e Agjencisë Kosovare për Akreditim nga Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë ( ENQA- The European Association for Quality Assurance). Në takim u tha se përjashtimi nga ENQA është goditje për gjithë arsimin e lartë e sidomos për studentët. Përjashtimi i Agjencisë Kosovare për Akreditim është pasojë e politikave të gabuara në arsim. Këshilli Shtetëror i Cilësisë në vazhdimësi ka qenë e ndikuar prej politikës. Vendimi i ENQA-së është pasojë e degradimit të AKA-së dhe dobësimit të potencialit profesional në AKA, pasojë e tendencës për ta shndërruar arsimin e lartë në biznes dhe në vegël politike. Konsiderojmë se ENQA i ka dhënë kohë të mjaftuar Këshillit Shtetëror të Cilësisë që të stabilizohet por ky Këshill ka dështuar në këtë aspekt. Konferenca e Rektorëve paralajmëron se, menjëherë pas zgjedhjeve të nivelit qendror, do ta mbajë edhe një mbledhje, për të kërkuar nga qeveria e ardhshme seriozitet dhe përkrahje të arsimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …