Marjan Dema

Rektori Dema: Sivjet priten të regjistrohen fëmijët që e kanë njërin prind dëshmorë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sivjet pritet t’i regjistrojë fëmijët që e kanë njërin prind dëshmorë, e të cilët do të bëhen pjesë e listës së kësaj kategorie të paraparë me një memorandum të nënshkruar në mes të UP-së dhe organizatave të dala nga lufta, vite më parë.  Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë në një intervistë për KosovaPress se megjithëse nuk është vendosur ende në Senatin e UP-së, shpreson në një vendim të tillë.  Rektori Dema ka thënë se deri më tani i ka mbajtur të gjitha obligimet dhe premtimet që i ka dhënë dhe shpreson në përkrahjen e Senatit,  në mënyrë që ta realizojë këtë vendim. Vitin e kaluar ky regjistrim ishte ndërprerë duke bërë që asnjë fëmijë-familjarë i dëshmorit apo kategorive tjera të dala nga lufta të mos pranohen në UP.

Kontrolloni gjithashtu

PDK, LDK, dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të enjten, më 15 prill 2025, ka nxitur …