Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi bisedoi me Kryetarin e Dardanës, Qëndron Kastrati

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi bisedoi me Kryetarin e Dardanës, Qëndron Kastrati

Rektori i Universitetit, “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtor, kanë qëndruar në Komunën e Kamenicës, ku janë pritur nga  Kryetari  Qëndron Kastrati dhe  Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi. Rektori Kosumi fillimisht e ka uruar kryetarin Kastrati për marrjen e detyrës së re si kryetar komune, derisa e ka njoftuar rreth zhvillimit dhe funksionimit  të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka”  do të  krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në  nivelin arsimor dhe aspektet e tjera. Kurse Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati,  e ka falënderuar rektorin Bajram Kosumi për urimin dhe njëherësh e ka siguruar  se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”  do të ketë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …