Rektorit Nimani i erdhi konfirmimi për pranimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Europian University Association – EUA
Më 5 nëntor 2021, Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani pranoi konfirmimin për anëtarësimin në Shoqatën Evropiane të Universiteteve (Europian University Association-EUA) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga Amanda Crowfoot, Sekretare e Përgjithshme e EUA-së.
Për anëtarësimin në EUA, rektori Nimani shprehet i lumtur dhe falënderues:
“Të nderuar kolegë,
Nga sot, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është bërë pjesë e Shoqatës Evropiane të Universiteteve (Europian University Association – EUA).
Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që na erdhi nga EUA, ku Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pranohet me të drejta të plota në familjen e universiteteve të Evropës. Këtë arritje iu dedikoj studentëve, stafit dhe të gjithë miqve që na mbështetën në këtë rrugëtim.
Na priftë e mbara!
Me respekt,
Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani”
Kujtojmë se Shoqata Evropiane e Universiteteve (EUA) përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe konferenca kombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane. EUA luan një rol vendimtar në Procesin e Bolonjës dhe në ndikimin e politikave të BE-së për arsimin e lartë, kërkimin dhe inovacionin.