REL: Dhuna në familje është temë e neglizhuar në platformat e partive politike që synojnë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Edhe pse një krizë në rritje në Kosovë, dhuna në familje është kryesisht e neglizhuar në platformat e partive politike që synojnë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Me premtime të paqarta dhe angazhime sipërfaqësore, analistët thonë se trajtimi real i situatës nuk duket në horizont. Të dhënat nga Policia e Kosovës, tregojnë se vitin e kaluar, numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar ngritje në krahasim me vitin 2023. Më 2024 kishte 2.959 raste, kurse më 2023 – 2.460 raste. Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë. Nga viti 2010, ndërkaq, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra – dy prej tyre vitin e kaluar. Në të shumtën e rasteve, autorë të këtyre krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët. 58 gra të vrara në 14 vjet Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë. REL-i kontaktoi disa kandidatë të partive kryesore në garë – Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – për t’i pyetur rreth zotimeve që i kanë në programet zgjedhore për t’iu kundërvënë dhunës në familje, por asnjëri prej tyre nuk u përgjigj. As në tubimet që mbajnë me qytetarë, kjo temë nuk dominon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …