Të gjithë shqiptarët që luftuan regjimin e Assadit në Siri, ishin shpallur ‘terroristë’, dhe disa ishin dënuar me burg, në Prishtinë, Shkup e në Tiranë, ndërsa tani shumë luftëtarë shqiptarë morën pjesë në çlirimin e Sirisë nga gjakatari e krimineli, Bashar al-Assad.
Shqiptarët nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë parë aktivë në luftimet e fundit në Siri, që çuan në rrëzimin e pushtetit atje. Luftëtarët besohet se janë grupuar në një njësit brenda koalicionit Hajat Tahrir al-Sham, e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe aleatë të saj, të cilët në fillim të dhjetorit, çuan në rrëzimin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad. “Xhemati Alban” është emri me të cilin grupi i luftëtarëve shqiptarë e ka identifikuar veten në publik, veçanërisht në rrjete sociale. Shqiptarët, megjithatë, përbëjnë vetëm një pjesë të vogël në mesin e qindra luftëtarëve të huaj në radhët e grupit kryengritës që mori pushtetin. Vetë HTS-ja dhe grupet aleate, besohet të kenë rreth 10 mijë luftëtarë në total.