Banorët e Maqedonisë, që punojnë jashtë vendit, sivjet nuk u kanë dërguar para familjarëve të tyre as sa kishin dërguar vitin e kaluar, mirëpo shuma për nëntë muaj është mbi një miliard euro, e cila ka arritur në vend në kanale legale dhe jo formale. Banka Popullore në këtë statistikë, përveç parave që kanë arritur prej jashtë në llogari të të afërmve të tyre, në Maqedoni, i llogaritë edhe devizat për të cilat banorët e Maqedonisë në kursimore i marrin në denar. Në periudhën prej nëntë muajsh në Maqedoni gjithsejtë janë dërguar rreth 1 miliard e 107 milion e 300 mijë euro. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në Maqedoni nga mërgimtarët janë dërguar 1 miliard e 94 milion e 800 mijë euro. Banorët e trevave shqiptare në Ballkan pjesën kryesore të të ardhura për ekzistencë e sigurojnë nga të afërmit e tyre që jetojnë e punojnë në vendet perëndimore. (Tetova Sot)
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …