Remzi Halili: Nderim për dëshmorët, martirët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së

Në altarin e lirisë së Kosovës, gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të këtij vendi është themel i pathyeshëm i shtetësisë sonë. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhanë jetën e tyre për lirinë që ne sot e gëzojmë. Ata nuk u dorëzuan përballë shtypjes, terrorit e padrejtësisë. Me pushkën në dorë dhe me atdhedashurinë në zemër, ata mbrojtën të drejtën tonë për të jetuar të lirë.
Martirët e pafajshëm, burra, gra e fëmijë, ranë viktimë e një regjimi të egër, por sakrifica e tyre do të kujtohet gjithmonë. Ata janë plagë e hapur në ndërgjegjen tonë dhe dritë udhëzuese në rrugën tonë për drejtësi dhe dinjitet.
Invalidët e luftës, të cilët mbetën me plagët e përjetshme në trup e në shpirt, janë dëshmi e gjallë e qëndresës dhe e guximit. Sakrifica e tyre është thirrje për kujdes, respekt dhe përkujdesje të përhershme nga shteti dhe shoqëria.
Veteranët, ushtarët që i mbijetuan luftës dhe sot janë pjesë e paqes, mbajnë me krenari historinë e lavdishme të rezistencës. Ata janë dëshmi se liria u fitua me gjak dhe mund, jo me fjalë.
Të gjithë ata – dëshmorë, martirë, invalidë e veteranë – janë themeli i Kosovës së lirë. Nderimi dhe kujtimi për ta nuk duhet të jetë vetëm ceremonial, por një obligim i përditshëm moral dhe shtetëror. Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

RrGK: Në mbështetje të grave politikane dhe në mbrojtje të dinjitetit njerëzor në diskursin publik

Rrjeti i Grave të Kosovës (RGK) shpreh shqetësim ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe diskriminuese që …