Remzi Hasani

Remzi Hasani: Kufijtë e Kosovës duhet rivendosur patjetër, sepse vendi ynë rreth e përqark kufizohet me shqiptarë

Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha deklaron se nëse Serbia dëshiron lëvizje kufijsh atëherë kufijtë e Kosovës duhet shtruar thellë në Serbi, ku kanë qenë në shekullin XIX.   

 

Diskutimet në skenën politike kosovare për vendosjen e raporteve dhe vijave kufitare të Kosovës me Serbinë, po dëshmojnë se vendi ynë posedon gardën politike nga më të dobëta në këtë gjysmë shekullin e fundit. Politikanët dërdëllisin njëri pas tjetrit për të dëshmuar se secili është më patriot se tjetri. Presidenti doli me propozimin se duhet korrigjuar kufiri Kosovë- Serbi, me qëllim që Presheva Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës. Edhe pse propozuesi  hapur po deklaron kështu,  kjo nuk duhet kuptuar ndryshe,  por vetëm një lojë fjalësh,  sepse ai po pretendon se iniciativa e tij mund të realizohet vetëm nëse për të dakordohet edhe Serbia.

E për këtë përgjigja është e qartë si drita e diellit, se Serbia vullnetarisht nuk do t’ua lejonte shqiptarëve as malet e Sharr, e lëre më hapësirat shqiptare që ndodhen brenda kufirit aktual të saj. Në anën tjetër liderë tjerë politik të Kosovës, si nga pozita ashtu edhe nga opozita të trembur nga frika se gjoja, Thaçi do t’i bashkojë me Kosovën tokat shqiptare nën Serbi dhe se fama do t’i takojë vetëm atij, po nxitojnë njëri pas tjetrit për të dhënë deklarata kuturu se gjoja për të marr këtë duhet të dhënë atë e të ngjashme, prandaj ngulmojnë në mos ndryshimin e kufijve të Kosovës njësoj sikur ne në vitin 89 që deklaronim të mos ndryshohej kushtetuta e Titos dhe ku dihet se çfarë pasoja rrodhën për Kosovën në ato rrethana.

LPSH me forcë iu kundërvihet këtyre deklaratave aventureske. Kufijtë e Kosovës duhet rivendosur patjetër sepse vendi ynë rreth e përqark kufizohet me shqiptarë dhe ata nuk duhet të jenë nën mëshirën e fqinjëve grabitqarë e shovinistë. Kosova dhe Serbia sipas gjendjes aktuale edhe po të donin nuk mund ti shkëmbejnë territoret, sepse shkëmbimi mund të bëhet vetëm në mes dy shteteve sovrane. Kurse Serbia Kosovën akoma e trajton si pjesë përbërëse të sajën.

Mandej shkëmbimi mund të bëhet kur njëra palë, bie fjala Kosova ia jep Serbisë Leposaviqin dhe në anën tjetër ja merr Zajeqarin ose Zemunin e jo sipas formulës ma jep një qytet të vendit tëndin, ku jetojnë serbët,  dhe unë ta jap një qytet me shqiptarë. Për mendimin tonë përpos luftës diplomatike për ti shpëtuat tri komunat shqiptare nga terrori dhe gjenocidi serb, në bisedë duhet shtruar me forcë edhe çështjen e 3 milion shqiptarëve në Turqi dhe të tjerëve në perëndim të cilët ndodhen jashtë vendlindjes së tyre për shkak të dhunës dhe terrorit shekullor serb.

Kufiri Kosovë-Serbi nuk mund të vendoset aq shpejtë dhe lehtë sepse shqiptarët dhe serbët mes vete i ndajnë lumenj gjaku.

Për më shumë se një shekull shqiptarët nuk ishin vetëm të pushtuar në mënyrën klasike nga serbët por edhe ndodhën nën presionin e terrorit sistematik shtetëror, asimilimit diskriminimit dhe gjenocidit fizik që ishte më antinjerëzori në Ballkan dhe Evropë.

Sot nga mbetjet s së kaluarës të vetëquajtur analistë, gazetarë, politikanë të kafeneve dhe lloj-lloj lakuriqësh të ”fjalës së lirë” se ky apo ai njeri i politikës,  ose ky apo ai ushtarë apo udhëheqës lufte, do të jetë subjekt dhe pre e gjykatës special. Dhe se nëse I kërkojmë Serbisë këtë vendbanim, duhet dhuruar atë vendbanimin tjetër. Ne nuk po e kuptojmë burgosjen e luftëtarëve tanë, qofshin edhe ata që kanë mundur të bëjnë ndonjë shkelje apo gabim, Serbia apo vetë shqiptarët shqipfolës, dhe se në hall për ti shkëputur ndonjë pjesë të Kosovës dhe për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. A është Serbia apo llumi i analistëve dhe debatuesve në skenën mediatike kosovare që mendon kështu. Po duket qartë se politikë bërësit në Kosovë, përpos asociacionit të komunave me shumicë serbe, le të para përgatiten edhe për një asociacion dedikuar gazetarëve dhe analistëve të sojit të Kajtazit, Buzhalës Spahiut dhe plotë dallkaukëve të “demokracisë kosovare”.

Aktualisht  nga propaganda demagogjike e kohës së sotme se këta kanë filluar të vënë në dyshim se a ishte pushtuese apo çlirimtare UÇK-ja për një pjesë fatkeqësisht jo të vogël të shqiptarëve, ajo paskësh qenë pushtuese, sepse e ka përzënë Serbinë nga trojet shqiptare në mënyrë të dhunshme. Dhe në fund shtrohet pyetja a më në hall është Serbia apo këta bashibuzukët tanë për ta ricopëtuar Kosovën.

Përreth gjysmë shekulli këta që sot refuzojnë idenë për futjen e Kosovës Lindore në përbërje të Kosovës, e akuzuan Enver Hoxhën dhe Shqipërinë se e shiti Kosovën te Jugosllavët, por nuk zbuluan asnjë dokument të vetëm për këtë shpikje të tyre.

Është tepër e sigurt se te ne shqiptarët tradhtia jo vetëm që nuk po ndëshkohet por ajo mandej cilësohet edhe si avantazh për ngritjen në pozita vendimmarrëse. Serbia aktualisht me kohë i  ka hedhur dhe i financon spiunët  e saj në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …