leoni

Renata Alt: BE-ja duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën

Renata Alt: BE-ja duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, Renata Alt, është cituar të ketë deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE, pas deklaratës së kryetarit serb  Aleksandar Vuçiq lidhur me  Kosovën. Ajo tha se Vuçiq me deklaratën e tij se do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. “Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiq po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …