leoni

Trust

Rënia e vlerës së aksioneve të Trustit, janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e grumbulluara në këtë periudhë

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për faktin se investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës po përjetojnë periudhën më të keqe ne  këtë vit. Ajo thotë se shteti nuk garanton për kursimet në Trust, pasi ai aktualisht, shërben vetëm si Fond mirëbesimi.  Shteti nuk garanton për paret e tona në TRUST sepse nuk është fond pensional si duhet të jetë e më këtë as të drejtën për t i ndalur paratë  tona. Deputetja tha se më mirë do të ishte që kursimet të ishin në duart e qytetarëve, duke iu referuar kërkesës së pamiratuar të PDK-së për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro. Kjo bëhet e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku theksohet se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …